Sport

“Dardanët” janë gati për t’i dhënë fund serisë me rezultate negative

Përfaqësuesja e Kosovës sonte në ‘Fadil Vokrri’ presin Moldavinë, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve, shkruan Gazetasheshi.com

Kosova nuk po kalon formë të mirë kohëve të fundit, pasi që në dhjetë ndeshjet e fundit ka tetë humbje dhe dy barazime.

Por, sfida nga Moldavisë është e rëndësishme për arsye se në rast të humbjes eventuale, Kosova bie në vendin e fundit në Grupin C të Ligës së Kombeve.

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë do të luhet nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet pa praninë e publikut për shkak të pandemisë me COVID-19.

Aktualisht, Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me dy pikë, ndërsa Moldavia e fundit ka vetëm një pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Po bënë historinë me Ballkanin, Mirlind Daku tregon çelësin e suksesit

Sport

Zyrtare: Finalja e kompeticionit të madh evropian do të zhvillohet në 'Air Albania'

Sport

Pele shkruan postim zemërthyes një javë pas vdekjes së Maradonës

Sport

Kundërshtarët jo se jo, por as në stërvitje nuk po mundin ta ndalin Almir Kryeziun