Sport

“Dardanet” e presin me optimizëm duelin me Turqinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është duke i vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Turqisë, e cila zhvillohet të premten në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjatë paradites së sotme Dardanet kanë mbajtur seancën e radhës stërvitore, derisa në mesditë në një konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Valentina Limani dhe lojtarja Erëleta Memeti.

Gjatë kësaj konference u shpreh optimizmi i madh për lojë të mirë dhe besimi për rezultat pozitiv.

Përzgjedhësja Fazlija theksoi se kanë deri diku informata për kundërshtarin, por se gjithçka do të tregojë fusha e gjelbër.

“Para dy vjetësh kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Turqinë, por që nga atëherë progresi i kombëtares tonë është evident. Sigurisht se kjo ndeshje do të jetë mjaft cilësore nga të dyja skuadrat, por pres që ne t’i gëzohemi fitores. A na kanë futur nën presion rezultatet e kombëtares së meshkujve? Jo, nuk mund ta themi një gjë të tillë, madje mendoj se ato vetëm sa e kanë motivuar ekipin tonë”, ka theksuar Fazlija.

Ndërsa kapitenia Valentina Limani theksoi se përgatitjet po shkojnë mjaft mirë dhe u shpreh optimiste për sukses.

“Besoj që vajzat janë shumë të motivuara. Mendoj që do ta japim maksimumin. Duhet t’i kryejmë detyrat që na thotë trajneri dhe besoj që në fund do të dalim triumfues. Skuadra është e bashkuar, andaj shpresojmë në rezultat pozitiv”, tha Limani.

Në anën tjetër, Erlëta Memeti tha se pret përkrahje të madhe edhe nga tifozët.

“E dimë që Turqia ka një përvojë më të madhe, por besoj që do ta kemi përkrahjen e tifozëve dhe në fund do t’i gëzojmë me fitore”, tha Memeti.

Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që hyrja për të gjithë tifozët në këtë ndeshje të jetë falas, në mënyrë që Dardanet ta ndjejnë përkrahjen sa më të madhe të tifozëve dhe ta nisin këtë cikël kualifikues me këmbë të mbarë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv