Sport

Dardana triumfon ndaj Flamurtarit në Durrës, realizon përforcimi fundit i kësaj skuadre

Dardana ka triumfuar minimalisht në miqësoren e së premtes përballë Flamurtarit në Durrës (1-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Golin e vetëm për skuadrën e Sadat Pajazitit e realizoi përforcimi i ardhur në këtë afat kalimtar, Almedin Murati.

Të dyja këto skuadra paraqiten në Grupin B të Ligës së Parë, teksa po të dyat synim e kanë inkuadrimin në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Kjo ishte miqësorja e dytë për ekipin ‘bardhekaltër’ pas asaj të zhvilluar ndaj Dritës së Bogovinës, ekip të cilin e mposhtën gjithashtu (3-1).

Skuadra e Dardanës ka paralajmëruar befasi pas përfundimit të ndeshjes, e cila me shumë mundësi pritet të jetë ndonjë futbollist i ri që pritet të vijë në këtë skuadër.

Postime të ngjajshme
Sport

Granit Xhaka me fjalë të mëdha për yllin e Arsenalit

Sport

Haxhimusa flet për gjendjen e mjerueshme me të cilën po përballet Ferizaj

Sport

Zyrtare: Suad Sahiti transferohet në Kroaci

Sport

Ndryshime edhe në futbollin e femrave, Afërdita Fazlija largohet nga posti i trajneres së Kosovës