Lajme

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të ndodhte sikur debati i Mujës dhe Muratit të ndodhte diku tjetër

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka krahasuar se çfarë do të ndodhte sikur një debati i djeshëm në mes të gazetarëve e analistëve përballë Armend Mujën e Hekuran Muratin të VV’së, të ndodhte në një televizion tjetër.

“Imagjinoje sikur emisioni I djeshëm të ishte në T7. Ky emision do të sulmohej vazhdimisht”, është shprehur Molliqaj, shkruan Express.

“Çka ndodh me Dukagjinin sot, sulmohen analistët, por jo televizioni”.

Molliqaj tha se kjo po ndodh për shkak se televizioni nuk e kundërshton VV’në, edhe pse i kritikon pjesëtarët e saj.

“Kjo sepse Dukagjini nuk e kritikon kornizën e VV’së, por pjesëtarët e saj, nuk paraqet problem për VV’në”, ka thënë Molliqaj.

Madje ai bëri një krahasim në mes të Thacit dhe Kurtit.

“Hashimi t’ka thanë deri qitu hajde, nëse kalon e ka kërcënu ndonjë individ. Ndërsa Kurti të sulmon publikisht, e që kjo është më e frikshme se e para”.

“Ky lloj pushteti që po vjen, pashmangshëm prodhon opozitë të re”, shtoi Molliqaj./Express/

Postime të ngjajshme
Lajme

Prishtina shënon numrin më të madh të rasteve me koronavirus

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Ndahet nga jeta tekniku medicinal