Lajme

Dardan Krivaqa në gjendje të rëndë”- Gjykata merr një vendim të ri

Gjykata Themelore e Ferizajt ka vazhduar me seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Në këtë seancë është aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Krivaqës t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikike.

Sipas kërkesës që ka siguruar Gazeta Insajderi avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës, Admir Salihu, ka propozuar që t’i bëhet ekzaminimi-observimi psikologjik, psikiatrik dhe psikiotik.

Sipas avokatit kjo kërkesë po bëhet për të parë gjendjen psikiatrike për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike.

Ndërsa trupi gjykues në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Krivaqës.

“Kur i kam drejtuar dritën në sy..” – Çfarë pa mjeku në momentin e parë kur konstatoi vdekjen e Marigona Osmanit

Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, par. 4, nënpar 4.1, lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, i pandehuri Arbër Sejdiu më 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, me dashje i kishte ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa në kryerjen e veprave penale të dhunimit dhe vrasjes

Related posts
Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: Një herë Asociacioni, pastaj pason plani franko-gjerman

Lajme

Si në filmat aksion, operacioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e katër të dyshuarve për vepra të rënda penale

Lajme

Rron Gjinovci: Edi Rama ka probIeme mendore e emocionaIe

Lajme

Vritet me breshëri plumbash në veturë një 48-vjeçar në Kaçanik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *