Sport

Dardan Berisha flet për problemet që po përballet Kosova

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është ndarë e zhgënjyer nga kualifikueset për “Evropian 2021”, pasi nuk i arriti rezultatet e pritshme. Kosova ka shumë më shumë potencial sesa ajo që e shfaqi ne eliminatoret e fundit, ku nga katër ndeshje fitoi vetëm një dhe atë ndaj Luksemburgut.

FBK-ja, pas atyre eliminatoreve, reagoi duke ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e përfaqësueses Damir MuIaomeroviç, derisa kapiteni i Kosovës Dardan Berisha në një bisedë për gazetën “Zëri” ka thënë se ishin lëndimet ato që e penalizuan Kosovën dhe nuk mundi të shfaqë gjithë potencialin që e ka.

Numri një i ekipit të Kosovës, Dardan Berisha, e pranon se kanë pritur nga Kosova më shumë, por Britania e Madhe ishte më e fortë dhe me meritë ka ecur tutje.

Image result for DARDAN BERISHA kosova

Problemet e Kosovës në ato eliminatore ishin lëndimet dhe ky ka qenë hendikep i madh.

“Britania e Madhe ka qenë favorite dhe me meritë është kualifikuar. Në anën tjetër ne nuk kishim fat, pasi u përballëm me lëndime. Dihet që Lis Shoshi është lënduar para se të fillojnë kualifikimet dhe ai për ne është ndër lojtarët kryesorë. Gjithsesi, ajo që na ka dëshpëruar ishte gabimi që bëmë me Luksemburgun ku humbëm dhe ajo humbje na ka kushtuar”, ka thënë Berisha për Zëri.info, duke besuar se Kosova ka shumë më shumë forcë sesa ajo që u pa në eliminatoret e fundit.

“Kemi më shumë potencial, e këtë e kemi treguar sidomos në ndeshjet me Maqedoninë e Veriut dhe me Estonin, por kohëve të fundit nuk kemi fat me lëndime. Shpresoj që edhe lojtarët e rinj në të ardhmen do të bashkohen edhe do t’i japin forcë shtesë Përfaqësueses, pasi këtu vërtet ka potencial”, ka thënë për gazetën “Zëri” Dardan Berisha.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv