Sport

Dallku zbulon si luajti Dukagjini në vazhdime ndaj Trepçës ‘89

Dukagjini u bë skuadra e tretë nga Liga e Parë që siguroi biletën për në Superligën e Kosovës.

Klinasit siguruan ngjitjen në elitën e futbollit kosovar, pasi në ndeshjen e barazhit e mposhtën Trepçën ‘89, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se ka qenë i bindur se në ekzekutimin e penalltive skuadra e tij do të fitonte.

“Ne skishim çfarë të humbim. Synimi ynë ka qenë të shënojmë një gol. Kemi ndryshuar vendosjen e lojës. Kemi qenë të bindur se lojtarët tanë ishin më të mirë fizikisht se sa 89-shi. Në vazhdime ka qenë primare të shkojmë në penallti”, deklaroi Dallku në emisionin “Sports Show”.

“Isha i bindur se në penallti do të fitonim ndaj tyre. I kishim përgatitur shumë penalltitë”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria

Sport

Mesazhi emocional i Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit pas transferimit në Premierligë

Sport

Lajmi i fundit: Milot Rashica i bashkohet klubit të Premier Leagues

Sport

“Bomba” nga Spanja: Gjiganti evropian arrin marrëveshje me Haalandin, paga e tij javore është e “çmendur”