Sport

Dallku zbulon se ku duhet të përmirësohet skuadra e tij për tu ambientuar në Superligë

Kanë përfunduar tri takimet e të mërkures në kuadër të Superligës së Kosovës.

Dukagjini është mposhtur në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Pas përfundimit të takimit, kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është prononcuar për media.

“Dy tri herë patëm raste të shënonim gol në 16 metërshin e kundërshtarit, por nuk arritëm ta bëjmë një gjë të tillë. Kjo gjë na shqetëson, njësoj sikurse pranimi i golit. Kundërshtari është më inferior se ne, kushtimisht para ndeshjes. Ne bëmë të gjitha ndrrimet tona të gjithë lojtarët që kishim në fazën ofanzive i vendosëm në lojë, por në fund të fundit nuk arritëm të shënojmë”, tha ai për Art Sport.

“I përgëzoj lojtarët për angazhimin, dëshironim të shënonim gol por nuk arritëm. Do të ecim përpara, nuk do ta ulim kokën”.

“Do të punojmë në drejtimin e ambientimit në Superligë, sapo jemi promovuar këtu. Ambientimi nuk është aq i lehtë sa duket, do të punojmë me qetësi sepse nëse ngutemi do të dështojmë. Në ndeshje të mëdha po luajmë shumë mirë, po kemi gjysëm raste. Sa i përket shënimit të golave, pres që sulmuesit edhe mesfushorët të shënojnë gola. Mendoj se është një moment ngërrçi tek ne, shumë shpejt do ta kalojmë këtë”.

Ndeshja e ardhshme e Dukagjinit do të jetë ndaj Prishtinës më 19 shtator.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk