Sport

Dallku: Shumë shpejt do ta shihni Dukagjinin e vërtetë

Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka arritur që të fitojë me rezultat minimal ndaj KF Dukagjini në kuadër të ndeshjes së katërt në kampionatin e Superligës së Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është prononcuar për media, shkruan Sheshi.info

“Dy tri herë patëm raste të shënonim gol në 16 metërshin e kundërshtarit, por nuk arritëm ta bëjmë një gjë të tillë. Kjo gjë na shqetëson, njësoj sikurse pranimi i golit. Kundërshtari është më inferior se ne, kushtimisht para ndeshjes. Ne bëmë të gjitha ndrrimet tona të gjithë lojtarët që kishim në fazën ofanzive i vendosëm në lojë, por në fund të fundit nuk arritëm të shënojmë”, tha ai për Art Sport.

“I përgëzoj lojtarët për angazhimin, dëshironim të shënonim gol por nuk arritëm. Do të ecim përpara, nuk do ta ulim kokën”.

“Do të punojmë në drejtimin e ambientimit në Superligë, sapo jemi promovuar këtu. Ambientimi nuk është aq i lehtë sa duket, do të punojmë me qetësi sepse nëse ngutemi do të dështojmë. Në ndeshje të mëdha po luajmë shumë mirë, po kemi gjysëm raste. Sa i përket shënimit të golave, pres që sulmuesit edhe mesfushorët të shënojnë gola. Mendoj se është një moment ngërrçi tek ne, shumë shpejt do ta kalojmë këtë”.

Ndeshja e ardhshme e Dukagjinit do të jetë ndaj Prishtinës më 19 shtator.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar