Sport

Dallku: Prishtina dhe Ballkani merituan të jenë më lartë në kampionat

Armend Dallku e ka kurorëzuar me sukses edicionin e parë të tij si trajner, derisa ka triumfuar në finalen e DigitAlb Kupës së Kosovës ndaj Ballkanit (1-0) dhe ka marrë kështu ‘biletën’ drejt Evropës, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, tekniku i kryeqytetasve mendon se ekipi i tij ka merituar shumë më shumë në kampionat, por jo vetëm ata, pasi që e vlerëson lartë edhe ekipin e Ballkanit.

“Viti i parë si trajner me kupë nuk është keq edhe pse kemi merituar shumë më tepër në kampionat, por të gjithë e panë se çka ndodhi. Jo vetëm Prishtina, por edhe Ballkani ka merituar më shumë, pasi që ka luajtur shumë mirë këtë edicion dhe është mëkat që ka mbetur jashtë Evropës”, deklaroi Dallku në emisionin “Dueli Ditor” në “RTV Dukagjini”.

Sipas Dallkut, ndarja e drejtësisë ka qenë faktor determinues në ecurinë e skuadrës së tij në këtë kampionat.

“Kemi merituar më shumë këtë edicion, pasi që kemi zhvilluar ndeshje të mira, me aksione dhe gola të bukur. Por, patëm shumë pengesa gjatë këtij rrugëtimi dhe shpresoj që ato do të eleminohen nga edicioni i ardhshëm sepse kampionati i Kosovës duhet të shkoj drejt përmisimit, duke nisur nga arbitrat, të cilët na kanë dëmtuar në shumë ndeshje”, shtoi Dallku.

Për më tepër ai ka kërkuar që rregulli për të mos gjykuar arbitrat nga i njejti qytet është i pakuptimtë dh ky rregull duhet të largohet.

“Rregulli për të mos gjykuar gjyqtarët nga Prishtina në ndeshjet tona na ka penalizuar tej mase dhe nuk e kuptoj asesi një rregull të tillë. Shumë nga gjyqtarët që mbajnë stemën e FIFA-s vijnë nga Prishtina dhe ata luftojnë për ta mbajtur atë stemën, prandaj duhet larguar nga ky rregull sepse po penalizohet klubi ynë. E keni parë edhe në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës se arbitrimi ishte fantastik dhe komisionet përkatëse duhet të marrin për bazë këtë gjë”, përfundoi Dallku.

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë