Sport

Dallku flet pas ndeshjes

Ulpiana dhe Dukagjini barazuan në ndeshjet e gjashtë kampionale në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan Sheshi.info

Pas takimit, trajneri i Dukagjinit Armend Dallku është prononcuar shkurtimisht për media.

“Po luajmë mirë dhe po prodhojmë shumë, por megjithatë jemi duke shënuar pak. Paraqitja e ekipit është shume pozitive, kemi krijuar shumë raste, goditëm dy herë shtyllat”.

“Fati është duke munguar në anën tonë, jemi duke krijuar në çdo ndeshje por po shënojmë shumë pak. Pozitive nga ndeshja e sotshme është që nuk pranuam gol. Trajneri ka për detyrë që të dërgojë ekipin deri te zona e 16 metërshit, pastaj i përket secilit në mënyrë individuale që të vendosë për atë”.

“Shpresojmë që në ndeshjet e tjera të na rikthehet fati, prodhimtaria është në nivel të duhur”, ka thënë ai për Art Sport

Ndeshja e ardhshme e Dukagjinit do të jetë ndaj Dritës më 30 shtator.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit