Sport

Dallimi shumë i madh në vlerë mes Dritës dhe Feyenoordit

Me triumfin e mbrëmshëm ndaj Decic, Drita është kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të garës më të re evropiane, Europa Conference League.

Gjilanasit triumfuan 3:1 me rezultat të përgjithshëm, duke triumfuar 2:1 në shtëpi dhe 1:0 në udhëtim.

Por, në raundin e dytë kualifikues, ish-kampionen e Kosovës do ta presë punë shumë e vështirë. Ata do të ndeshen me ekipin e njohur holandez, Feyenoord, shkruan Gazeta Express.

Feyenoordi konsiderohet ekip favorit, e kjo mbështetet edhe nga vlera e të dyja ekipeve. Ekipi holandez ka vlerë 105.98 milionë euro, kurse Drita ka vlerë 3.2 milionë euro, bazuar në statistikat e Transfermarkt

Megjithatë, Drita do të synojë të shkojë sa më lart që mundet dhe të provojë kualifikimin në fazën e grupeve të kësaj gare.

Ndeshja e parë mes tyre zhvillohet më 22 korrik në Prishtinë, kurse ajo e kthimit një javë më vonë në Holandë.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina