Lajme

Dalin pamje të reja nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë (+18)

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në kryeqendrën e Kosovës.

Në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë, katër persona janë plagosur, e më pas dy prej tyre kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Para se të mbërrinte policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri.

Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat. Motivet e tragjedisë thuhet se kanë të bëjnë me çështje pronësore.

Një person, që është parë në pamjet amatore duke gjuajtur me armë zjarri, është arrestuar.

Arrestimin e tij e ka bërë një polic, i cili ishte jashtë detyrës në momentin kur kishte ndodhur krimi.

Në pamje shihet personi i plagosur, dhe dy armë afër tij. /gazetaexpress.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat