Lajme

Dalin mesazhet që drejtori u dërgonte natën nxënëseve 14-vjeçare

“ABC” zbulon disa nga mesazhet që Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Stropckë të Pogradecit u dërgonte dy 14-vjeçareve të cilat e kanë akuzuar për ngacmim seksual. Njërës prej vajzave që ka prindërit emigrantë në Greqi për herë të parë i dërgoi një emoi. Kur e mitura nuk reagoi, ai e fshiu. Vajza mundi t’i bëjë screen-shot mesazhit.

“I tregova vëllait mesazhin në whatsapp. Vëllai të nesërmen erdhi në shkollë. Debatoi me drejtorin dhe i kërkoi llogari. Drejtori i kërkoi të falur” tha 14 vjeçarja.

Siç ka deklaruar nxënësja, drejtori pas disa ditësh në oborrin e shkollës e pyeti me hollësi se me kë jetonte dhe nëse i ishin kthyer prindërit nga Greqia. Ndërkaq e mitura tjetër ka gjetur në ditë të ndryshme në celularin e saj thirrje në whatsapp nga numri i Haxhillarit.

Zakonisht i telefononte në mbrëmje. Vajza kur zgjohej në mëngjes shihte thirrjet. Ai më pas i shkruante se i kishte rënë gabim telefonit. Gjithashtu mitura ka thënë në polici se ka gjetur disa herë dhe mesazhe të fshira.

Burimet i thanë “ABC”-së se drejtori i ka provokuar edhe në shkollë me gjeste. Të miturat kanë rrëfyer se 59-vjecari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë.

Të shqetësuara nga sjellja e tij vajzat biseduan me familjarët e tyre dhe mësuesen kujdestare dhe e denoncuan në polici. Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra. E tronditur gjyshja e një prej të miturave kërkon dënim maksimal.

“Nuk dalim dot përjashta. Ata njerëz që bëjnë këto gjëra t’i varin” tha ajo. Dyshohet se drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari të dyja vajzat i ka ngacmuar seksualisht në të njëjtën kohë. Ngacmimet nisën tre javë më parë.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *