.
Show Bizz

Dalin detaje nga ndarja e Tottit, Ilary Blasi u zemërua kur pa këto foto!

Ndarja e Francesco Tottit nga Ilary Blasi ka qenë në vëmendje të mediave italiane prej disa ditësh. Së fundmi Mara Venier ka intervistuar Roberto D’Agostinon, gazetarin që dha i pari lajmin e ndarjes, i cili ka rrëfyer detaje të reja.

Sipas tij marrëdhënia e tyre kishte kohë që ishte në krizë, por publikimi i disa fotove shkaktoi zemërimin e Ilary-t që bëri dhe publike ndarjen.

“Ata kanë qenë në krizë për të paktën pesë vjet. Kur u largua nga futbolli, Totti përjetoi një moment dëshpërimi, ndërsa karriera e Ilarit mori hov. Kur doli emri i Noemit, Ilary i kërkoi shpjegime Francescos para fëmijëve më të mëdhenj. Kishin vendosur të ndaheshin me një deklaratë të përbashkët që do të publikohej pas përfundimit të shkollës së fëmijëve. Publikimi i fotove të Francescos te shtëpia e Noemit e zemëroi shumë Ilary-n. Kjo është arsyeja pse dolën dy deklarata për shtyp. Ilary kohët e fundit nuk po del, ajo kalon mbrëmjet me miqtë në shtëpi. Pavarësisht momentit të vështirë që po kalon, duket se nuk e ka humbur dëshirën për të qeshur dhe luajtur, por u beson vetëm pak njerëzve”.

Related posts
Show Bizz

’50 Cent’ padit doktoreshën që i sugjeroi operacion ‘për zmadhim penisi’

Show Bizz

“Çmendet” Monika, heqë bluzën dhe tregon gjoksin duke vallëzuar me banorët

Show Bizz

Egzona sqaron se pse Vëllai i Madh zgjodhi Donaldin dhe Beniadën të kujdesen për Einxhel

LajmeShow Bizz

Jahja Kokaj i VV-së e lë pak anash shkencën, merret me Big Brother VIP