Sport

Daku tregon se fanellën e cilit futbollist të Superligës e mban në dhomë, zbulon edhe kush janë “Godfather”, “Baba” dhe “Dhjetshi i skuadrës”

Mirlind Daku ka treguar opinionet e tij rreth tetë prej figurave më të njohura në futbollin kosovar, përcjellë Gazeta Olle.

Sulmuesi i rrezikshëm i Ballkanit, nuk e pati problem që në një intervistë të jashtëzakonshme të dhënë për “Kanal 10” të jap mendimet e tij të sinqerta rreth shokëve të skuadrës, trajnerëve që e kanë drejtuar, por edhe rreth kundërshtarëve.

Ilir Blakqori është futbollisti të cilit ai ia mbanë fanellën në dhomën e tij dhe e cilëson si vëlla, teksa epitetet “Baba”, “Godfather” dhe “Dhjetshi i skuadrës” i marrin Munishi, Batatina dhe Baftiu.

Mendimet e Dakut për këta 10 futbollistë e trajnerë kosovarë:

Kastriot Rexha – Një prej sulmuesëve më të mirë që shumë vite në futbollin kosovar.

Arbër Hoxha – Aktualisht, një prej mesfushorëve më të mirë të krahut në vitet e fundit

Blendi Baftiu – Është “dhjetshi” i skuadrës, padyshim njëri nga më të mirët e Superligës aktualisht

Kushtrim Gashi – Padiskutim, për momentin është mesfushori defanziv më i mirë në Kosovë

Tahir Batatina – Ka bërë shumë për mua, por vështirë me ia gjetë një emër adekuat, “The Godfather” kisha me thanë

Behar Maliqi – Njihet si një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit të Kosovës

Ilir Blakqori – Është si vëlla për mua, diku shtatë vite më i madh, por unë e shoh si vëlla të vogël pasi është më i shkurtër me trup. Blakqori është njeri i veçant për mua, fanellën e tij e mbaj në dhomë.

Liridon Leci – Njejtë si Leci dhe Rexha, është një nga më të mirët e futbollit vendor, shpresoj që t’i kaloj problemet që i ka me lëndimet.

Ismet Munishi – Thjeshtë “Baba” nuk ka diçka tjetër që e përkufizon më mirë se sa nofka “Baba”.

Mentor Zhdrella – Mendoj se është mesfushori më i mirë në histori të futbollit kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

McGregor para se të bëhej yll në UFC, luante si futbollist dhe e quante veten “makina e golave”

Sport

Konfirmohen miqësoret e Dritës në Turqi, skuadra nga Rusia dhe Ukraina sfidojnë kampionët e vendit

Sport

Ardian Nuhiu ka disa fjalë për Prishtinën dhe vjen me një premtim për ‘Intelektualët’

Sport

Ramadani flet para duelit me Dritën, tregon synimet për Superkupë dhe kampionat