Sport

Daku “numri 2” në botë, në listën e më të mirëve bashkë me Lewandowski, Kane dhe Bruno Fernandes

Mirlind Daku po kalon një sezon të hatashëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi gjilanas i ka lënë pa fjalë të gjithë me realizimet e tij të shumta gjatë vjeshtës, derisa është bërë edhe një nga futbollistët për të cilët shkruhet jo vetëm në mediet vendore, por edhe në ato ndërkombëtare, shkruan Gazeta Olle.

Përderisa “Kickoff” e plasonte atë në pozitën e 9-të sa i përket golave të shënuar gjatë komplet vitit 2020, gjiganti mediatik “Transfermarkt” e ka vendosur atë si të dytin në botë, menjëher pas Lewandowskit duke marrë për bazë kontributet në gola për sezonin 2020/21.

Në këtë listë të veçantë që “Transfermarkt” ka publikuar ndodhet edhe një shqiptar, bëhet fjalë për Besart Ibrahimin e Shkëndijës i cili zë pozitën e katërt në renditje. E përveç dyshes Daku-Ibrahimi, tek më të mirët bënë pjesë edhe Darboe që në vjeshtë luajti për skuadrën shqiptare të Shkupit.

Daku është futbollisti me më së shumti gola në të gjitha kompeticionet botërore për periudhën shtator-janar, apo thënë ndryshë për sezonin 2020/21, por Lewandowski i rrëmben atij vendin e parë pasi ka bërë më shumë asistime.

Lista e plotë:

 

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi