Sport

Daku debuton me Osijekun në Kroaci, këto janë fjalët e tij pas ndeshjes

Mirlind Daku ka debutuar me fanellën e Osijekut në elitën e futbollit kroat.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është aktivizuar në fitoren 1-2 të Osijekut në udhëtim te Dragovoljaci në kuadër të xhiros së katërt në kampionatin elitar të Kroacisë.

Futbollisti gjilanas është inkuadruar në fushë në minutën e 78-të në vend të bashkëlojtarit të tij, Mance.

Daku pas ndeshjes është shprehur i lumtur me debutimin, por edhe me trepikëshin e skuadrës së tij.

“I lumtur me debutimin dhe i lumtur me fitoren”, shkroi Daku në Facebook.

Kujtojmë se Mirlind Daku ishte i huazuar te Ballkani edicionin e kaluar me të cilën arriti të thyente rekordin me më së shumti gola brenda një edicioni.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar