Lajme

Dajë e nip, dy personat që terrorizuan Rahovecin me plaçkitjet në pompat për derivate

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Më 29 gusht të këtij viti, persona të maskuar dhe të armatosur kishin hyrë në pompën e derivateve “Fetoshi” në fshatin Xërxë të Rahovecit. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, M.Sh dhe B.Z.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, të dyshuarit kanë arritur të marrin nga arka e pompës së derivateve shumën prej një mijë eurosh dhe nga xhepi i një punëtori 100 euro.

Personat e arrestuar, Bedrush Zymi dhe Musë Shala, janë nip e dajë mes vete. Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy të dyshuarve M. Sh. dhe B. Z. për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Grabitja” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Portali ‘Sinjali’ ka siguruar fotografi të personave të dyshuar për grabitjen e armatosur:

Këta dy persona po dyshohen se më 29 gusht 2019, kanë kryer veprën penale të grabitjes në atë mënyrë që; të pandehurit M. Sh. dhe B. Z. të pajisur me armë zjarri dhe me një automjet me targa të falsifikuara, të maskuar shkojnë në pompën e derivateve “F. O.” në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit, duke përdorur dhunë dhe në kërcënimin e armëve, nga arka marrin shumën e të hollave në vlerë prej një mijë (1000) euro si dhe nga xhepi i të dëmtuarit D. M. i marrin shumën prej njëqind (100) euro, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. Me rastin e kontrollit dhe bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë, të dyshuarit M. Sh. janë gjetur një pushkë e tipit “Shoot gun” dhe një revole e tipit “TT”.Me këto veprime dyshohet se dy të pandehurit kanë kryer veprën penale, “Grabitja” ndërsa për të pandehurin M. Sh. edhe për veprën penale, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Të dyshuarit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 30 gusht 2019 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator 2019. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat