Sport

Dabiqaj paralajmëron Ballkanin

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për ta përmbyllur xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Një nga takimet me vëmendjen më të madhe do të jetë në Suharekë aty ku Ballkani i bën nikoqir Feronikelit.

Në prag të kësaj ndeshje që zhvillohet të dielën (nesër), mesfushori i “Industrialistëve” Albert Dabiqaj ka folur për ‘Zeri.info’.

 

Mesfushori i Feronikelit e cilëson të vështirë ballafaqimin me “portokallezinjtë”.

“Takimi me Ballkanin do të jetë mjaft i vështirë. Luajmë ndaj një skuadre cilësore dhe do të jetë një ndeshje me angazhim maksimal nga dy ekipet në fushë”, u shpreh fillimisht Dabiqaj.

Por, ai ka paralajmëruar skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi se ata nuk do të shkojnë për një pikë në Suharekë.

“Nuk shkojmë për barazim. Në futboll nuk i dihet asnjëherë çfarë sjell loja. Do e kemi një ndeshje të vështirë ajo kuptohet, por do e bëjmë më të mirën”, përfundoi futbollisti, Albert Dabiqaj.

Ballkani me një fitore eventuale barazon pikët me Dritën që pësoi nga Trepça ’89 (1:2), ndërkaq Feronikeli në rast të pikëve të plota ngritët në vendin e pestë.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Kjo është lista e golashënuesëve pas 22 xhirove

Sport

Komisioni për Ankesa shqyrton shkresën e Drenicës, ky është vendimi i marrë!

Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit