Sport

Dabiqaj flet para takimit me Ballkanin

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për ta përmbyllur xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Një nga takimet me vëmendjen më të madhe do të jetë në Suharekë aty ku Ballkani i bën nikoqir Feronikelit.

Në prag të kësaj ndeshje që zhvillohet të dielën (nesër), mesfushori i “Industrialistëve” Albert Dabiqaj ka folur për “Zeri.info”.

Mesfushori i Feronikelit e cilëson të vështirë ballafaqimin me “portokallezinjtë”.

“Takimi me Ballkanin do të jetë mjaft i vështirë. Luajmë ndaj një skuadre cilësore dhe do të jetë një ndeshje me angazhim maksimal nga dy ekipet në fushë”, u shpreh fillimisht Dabiqaj.

Por, ai ka paralajmëruar skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi se ata nuk do të shkojnë për një pikë në Suharekë.

“Nuk shkojmë për barazim. Në futboll nuk i dihet asnjëherë çfarë sjell loja. Do e kemi një ndeshje të vështirë ajo kuptohet, por do e bëjmë më të mirën”, përfundoi futbollisti, Albert Dabiqaj.

Ballkani me një fitore eventuale barazon pikët me Dritën që pësoi nga Trepça ’89 (1:2), ndërkaq Feronikeli në rast të pikëve të plota ngritët në vendin e pestë.

Postime të ngjajshme
Sport

“Toki” flet për fitoren e Prishtinës në Mitrovicë

Sport

“Qeqa” e komenton fitoren e Dritës ndaj Besës

Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin