Sport

Çudi: Gjarpri ndërpret ndeshjen në kampionatin rus, një futbollist shqiptar ishte në fushë

Kemi parë shpesh raste kur ndeshjet pezullohen përkohësisht. Arsyet janë të shumta, por kjo që ka ndodhur këtë herë në Rusi është e veçantë dhe e paparë ndonjëherë tjetër.

Ndeshja Akhmat Grozny – Sochi u pezullua për disa minuta për shkak të një gjarpri.

Një gjarpër, në fakt, hyri në fushë duke shkaktuar panik të përgjithshëm mes lojtarëve dhe duke e detyruar gjyqtarin të ndërpresë lojën.

Menjëherë pas kësaj, një roje sigurie hyri në fushë dhe “shoqëroi” zvarranikun jashtë fushës me një shkop.

Për statistika, ndeshja u fitua më pas 2-1 nga Sochi. Te Akhmat Grozny luan Bernard Berisha, lojtari i Kosovës.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar