Sport

Cuculi dhe Maloku nuk u stërviten me Dritën, Nuhiu tregon se kur do rikthehen ata

Kampioni aktual dhe lideri i tabelës në Superligën e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, dje u është kthyer stërvitjeve për stinorin pranveror.

Skuadra e Ardian Nuhiut pas pushimit për festat e fundvitit ka nisur stërvitjet për një pranverë të nxehtë, aty ku e pret shumë punë si në luftë për titull, ashtu edhe në garat e Kupës.

Trajneri shqiptar pret që skuadrës shumë shpejt t’i bashkohet edhe mbrojtësi Ardian Cuculi dhe portieri Faton Maloku të cilët po përballën me lëndime.

“Cuculi dhe Fatoni po ecin mirë me dëmtimin, presim nga mjekët që t’ju japin leje që të bashkëngjiten me ekipin, pjesa tjetër e futbollistëve janë mirë”, ka thënë për “Zeri.info”, Ardian Nuhiu.

Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi është operuar pas dëmtimit që ka pësuar në derbin ndaj Gjilanit.

“Futbollistët tjerë periudhën e pushimit e kanë shfrytëzuar në maksimum për të pushuar dhe rehabilituar sepse ka qenë një periudhë shumë e gjatë pune”, ka vlerësuar tekniku më i mirë i Kosovës për vitin që lamë pas, çmim ky që iu nda nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës