Sport

Crvena Zvezda e pëson nga UEFA, pas fyerjeve që Ibrahimoviq mori nga tifozët serbë

UEFA ka dënuar klubin e njohur të futbollit nga Serbia, Crvena Zvezda, transmeton Zeri.info.

Shtëpia e futbollit evropian ka dënuar klubin serb me 25 mijë euro gjobë. Gjithashtu, ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për garat europiane do t’i luajnë pa praninë e tifozëve.

Ky dënim për klubin e Crvena Zvezdës erdhi pas fyerjeve që tifozët e këtij klubi i kishin bërë sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviqit, në ndeshje të Ligës së Evropës.

Tifozët e klubit serb fyen në baza etnike sulmuesin e “Rossonerëve”, i cili ka prejardhje boshnjake.

 

Përveç kësaj, Crvena Zvezda është dënuar edhe me 5 mijë euro për shkak të shkeljeve të rregullave anti-Covid.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien