Sport

Cristiano Ronaldo: Një Investim perfekt

Kampioni italian e tronditi opinion sportiv kur pagoi 100 milionë euro për transferimin e atëherë 33 vjeçarit Cristiano Ronaldo, kur dihet se për futbollistët në atë moshë nuk do të ndaheshin as e dhjeta e asaj shume, derisa Jujventus ka dyfishuar çdo kontratë komerciale që e ka, transmeton Gazeta Metro.

Megjithatë, një vit e gjysmë pas atij transferimi shifrat tregojnë një gjë – ishte një investim gati i përkryer.

Juventus ka zgjatur kontratën e sponsorimit me kompaninë Allianz deri në vitin 2030. Sipas kësaj marrëveshje “Zonja e vjetër” nga Torino do të përfitoj 103 milionë euro, respektivisht 10 milionë në vit. Prezenca e Ronaldo’s ishte faktor kyç për arritjen e marrëveshjes , e Allianz nuk ishte e vetmja që vlerësoi se tani është koha më volitshme për të u reklamuar përmes Juventus.
Kompania Adidas nuk dëshiron tani të mbetet pa marrëveshje me Juventus, ka ofruar dyfishin e marrëveshjes së deri tanishme, rritje nga 23 milionë në 51 milionë euro.

Juventus po përfiton mjaft nga brendi CR7 që prej ardhjes së tij në Torino, vetëm nga shitjet e fanellave ka përfituar 100 milionë euro.

Nëse dikush mendon se italianët kanë paguar shtrenjtë për 51 golat dhe 13 asistimet e Ronaldo sa ka bërë ai në 71 ndeshje, nëse pyetni divizionin e financave aspak nuk do të pajtoheshin me ta.

Postime të ngjajshme
Sport

U përfol ardhja e Orges Shehit si trajner te Llapi, vjen njoftimi zyrtar i skuadrës nga Podujeva

Sport

Tirana para misionit historik

Sport

Gafa e Manchester City, në faqen e klubit mund të fitohet fanella e futbollistit të Serisë A

Sport

Ismet lideri me përshëndetje nga odat e Suharekës