Sport

Cristiano Ronaldo, lojtari më i mirë në Itali

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Cristiano Ronaldo është kurorëzuar mbrëmë me titullin e lojtarit të vitit të në Serie A.

Ylli portugez ishte pritur që të shkonte në ceremoninë e Topit të Artë që u mbajt në Paris, mirëpo vendosi që të shkonte në Milano në Gran Gala del Calcio.

34-vjeçari e shijoi suksesin debutues te Zonja e Vjetër qysh nga sezoni i kaluar, duke shënuar 21 gola në ligën italiane.

“Do të mundohem të flas në italisht. Jam i lumtur që të zgjidhem sulmuesi më i mirë në Itali”, ka thënë Ronaldo.

“I falënderoj bashkëlojtarët, lojtarët që votuan për mua. Pas dy vitesh në Itali, mund të them se është një ligë e vështirë”.

“I falënderoj të gjithë që votuan për mua dhe shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë edhe në vitin e ardhshëm”, ka shtuar më tej portugezi.

Numri 7 u zgjodh sulmuesi më i mirë në Itali, derisa në garë ishin sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata dhe ai i Sampdorias, Fabio Quagliarella. /T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv