Lajme

Covid ia merr jetën edhe një të riu në Kosovë

Numrit të vdekjeve si pasojë nga virusi Covid-19, i është shtuar edhe një i ri nga Gjakova.

Bëhet fjalë për të riun, Labinot Beka nga fshati Duzhne e Gjakovës, i cili ka humbur betejën me virusin, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur njëri nga miqtë e tij nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“E tmerrshme kjo kohë. Edhe nje mik me pak. Covid, ky mister i tmerrshem sot e mori edhe nje te ri, Labinot Beka nga Duzhna e Gjakoves . Nje i apasionuar pas leximeve dhe librit .Lamtumire Labi 😥”, ka shkruar miku i tij, Eduard Frrokaj.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 36 raste të vdejkjeve si pasojë e virusit Covid-19./Gazeta Infokus/

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19