Sport

Covid-19 shpërthen sërish në Prishtinë, qindra raste të reja për 24-orë

Prishtina vazhdon të qëndrojë në krye të listës sa i përket rasteve të reja të paraqitura me infeksionin Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit në kryeqytet janë konfirmuar edhe 328 raste.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik përmes raportit ditur të këtij të fundit.

Në vazhdim ju sjllim rastet pozitive për secilën komunë kosovare:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë.

Postime të ngjajshme
Sport

Fushë Kosova kampion vjeshtor në Ligën e Dytë – ja rezultatet komplete të ditës!

Sport

“Skifterat” me reagim të ashpër ndaj Gjilanit

Sport

Morina i përlotur për ndarjen nga jeta të Sinanit: “Më nuk ka kush më thërret pas ndeshjes të më pyes se si shkoi ndeshja”

Sport

Renditja tabelore në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme