Lajme

COVID-19 në Kosovë/ Vazhdon rënia e numrit të rasteve aktive dhe pacientëve nëpër spitale

Në Kosovë po vazhdon bilanci pozitiv i rasteve me koronavirus krahasuar me muajin e kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 589 persona të dyshuar për COVID-19 derisa prej tyre vetëm 43 kanë rezultuar pozitivë, shkruan lajmi.net.

E thuajse dyfish më i lartë ishte numri i të shëruarve. Gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë janë shëruar 123 pacientë me koronavirus, derisa ka pasur edhe dy raste të vdekjeve të personave me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Bilanci pozitiv i numrit të lartë të të shëruarve ka bërë që në Kosovë këtë muaj të bie shumë numri i rasteve aktive ku tani janë vetëm 1359 nga mbi 3000 sa ishin muajin e kaluar.

Situata është dukshëm më e mirë edhe në spitalet e Kosovës. Sipas të dhënave më të fundit, janë 92 pacientë me koronavirus që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalet Rajonale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rekord i ri i rasteve me COVID-19, drejtoresha e Infektivës tregon për gjendjen në këtë klinikë

Lajme

Polici pa maskë i shqipton një qytetari gjobë

Lajme

A po përkeqësohet gjendja e Kurtit pas infektimit me COVID, flet Konjufca

Lajme

Grenell fton shqiptarët në SHBA ta votojnë Trumpin: Shpresojmë në miqtë tanë shqiptarë