Lajme

Covid-19 në Kosovë, me 1 mijë e 328 persona aktive

56 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan gjatë ditës së djeshme. Si pasojë e kësaj numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 814 raste.

Deri më sot nga koronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën 630 persona, transmeton Indeksonline.

Gjatë muajit të kaluar pati rënie të numrit të të infektuarve me këtë virus, ndërsa u ngrit numri i personave të shëruar.

Në përgjithësi ky numër ka arritur në 13 mijë e 856 raste, dukë lënë kështu 1 mijë e 328 persona aktiv me COVID-19.

Njoftimi i plotë i bërë dje:

69 TË SHËRUAR DHE 56 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Postime të ngjajshme
Lajme

Rekord i ri i rasteve me COVID-19, drejtoresha e Infektivës tregon për gjendjen në këtë klinikë

Lajme

Polici pa maskë i shqipton një qytetari gjobë

Lajme

A po përkeqësohet gjendja e Kurtit pas infektimit me COVID, flet Konjufca

Lajme

Grenell fton shqiptarët në SHBA ta votojnë Trumpin: Shpresojmë në miqtë tanë shqiptarë