Lajme

Covid-19, cilat komuna të Dukagjinit kanë gjendje më të rënduar?

Javët e fundit kanë shënuar rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19 në mbarë vendin. Ngjashëm ka ndodhur edhe në rajonin e Dukagjinit.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Pejë, Arbnora Nurbonja, ka dhënë detaje për gjendjen epidemiologjike në këtë pjesë të vendit, që mbulon pesë komuna, Pejën, Klinën, Deçanin, Istogun dhe Junikun.

“Që kur është paraqitur rasti i parë në mesin e marsit në rajonin tonë, deri tani në tërë rajonin i kemi të regjistruar 2206 raste pozitive prej të cilave deri në këtë moment që po flasim i kemi 752 raste aktive, i kemi 1350 persona të shëruar dhe fatkeqësisht në rajon i kemi 104 persona të cilët kanë humbur betejën me këtë infeksion”, tha Nurbonja për RTV Dukagjini.

“Komuna e Pejës tashmë veç është në atë grupin e komunave që janë në zonën e kuqe për shkak të numrit të rasteve pozitive në ditët e fundit kemi pasur shumë kërkesa për testime, kemi pasur numër të testimeve dhe numër më të madh të rezultuar pozitiv”, shpjegoi ajo.

“60 për qind e rasteve të rajonit i takojnë komunës së Pejës”, tha Nurbonja.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskën, të mbajnë distancën dhe higjenën personale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Fondacioni i Labit dhuron 10.000 mijë euro për boca të oksigjenit!

Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë