Sport

Copa America: Messi e Neymar në kërkim të lavdisë kombëtare

Është momenti i shumëpritur, Kupa e Amerikës do të luajë finalen e edicionit të 47 të saj. Dy kombëtaret më të mëdha të Amerikës Latine, Argjentina dhe Brazili do të sfidojnë njëri-tjetrin në mitikun “Maracana”.

Messi kundër Neymar, Samba braziliane kundër Tangos Argjentinase. Selecao-t që janë dhe kampionët në fuqi të Copa America synojnë të mbrojnë titullin kampion që do të ishte i 6 në 10 edicionet e fundit të këtij kompeticioni.

Messi dhe Neymar kanë fituar shumë në rang klubesh, por me kombëtaret shumë pak. Ylli i Argjentinës vetëm një medalje ari në Lojërat Olimpike ne Pekin dhe Neymar një kupë konfederatash, teksa trofeu i Copa America-s do të ishte titulli i parë i rëndësishëm për ta më kombëtaren.

Dy vite më parë kur Brazili fitoi Kupën e Amerikës, Neymar ishte i dëmtuar, ndërsa Messi mbart mallkimin albiceleste: 4 finale të humbura me Argjentinën dhe nuk ka dyshim që një fakt i tillë përben shqetësimin më të madh të karrierës së tij.

Ndeshja nis orën 2:00 të mëngjesit (ora lokale shqiptare) të dielën.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina