Ekonomi

Çmimi i naftës e nis javën me rritje

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të javës, ndërsa çmimet po mbështeten nga sulmi me dron ndaj një platforme nafte në Arabinë Saudite. Megjithatë, kompania Saudi Aramco, që zotërohet nga shteti, tha se prodhimi nuk është ndikuar nga ky sulm.

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje gjatë sesionit të sotëm, pas sulmeve të fundjavës ndaj një strukture saudite të naftës nga separatistët e Jemenit. Gjithashtu, çmimet po mbështetet edhe nga fakti se tregtarët nuk po shohin asnjë shenjë të marrëveshjes tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Por, fitimet janë kufizuar nga një raport i OPEC, që rriti mundësitë për ngadalësimin e rritjes së kërkesës për naftë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 59 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 55.3 dollarë për fuçi. Një sulm me dron nga grupi separatist Houthi në Jemen ndaj një platforme naftë në lindje të Arabisë Saudite shkaktoi një zjarr të madh, duke shtuar më tej tensionet në Lindjen e Mesme. Por, kompania Saudi Aramco, që zotërohet nga shteti, tha se prodhimi nuk është ndikuar nga ky sulm, përcjell Scan.

Ndërkohë, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, deklaroi se negociatorët amerikanë dhe ata kinezë do takohen sërish brenda 10 ditësh dhe mund të avancojnë negociatat për ti dhënë fund luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Por, presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq më pak optimist se sa këshilltari i tij për të arritur një marrëveshje tregtare me Kinën.

Trump tha se ndërkohë që beson se Pekini është i gatshëm për të arritur një marrëveshje, “ai vetë nuk është ende”. Njëkohësisht, edhe shqetësimet për një recesion të ekonomisë amerikane po rëndojnë mbi çmimet e naftës, pavarësisht se Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë i hodhën poshtë shqetësimet se rritja ekonomike e SHBA mund të jetë e dobët. /Telegrafi/

Postime të ngjajshme
Ekonomi

Cilësia e karburantit, falsifikimi i të dhënave dhe përzierjet

Ekonomi

MTI pas raportit ‘Doing Business 2020’: Kosova vazhdon me procesin e reformave për përmirësimin e mjedisit afarist

Ekonomi

AKP shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 51

Ekonomi

Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të Thesarit Amerikan dhe ekipin e Misionit të FMN-së për Kosovë