Sport

Çka thotë rregulli i ri në futboll, për të cilin Modric u ndëshkua me karton të kuq

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Luka Modric është futbollisti i parë që ndëshkohet me karton të kuq në sezonin 2019/2020 në La Liga.

Reprezentuesi kroat u ndëshkua në minutën e 56’ të ndeshjes Celta Vigo – Real Madrid, e fituar me rezultat 0-3 nga këta të fundit.

Gjyqtari i ndeshjes vendosi ta ndëshkonte me karton të kuq Modricin, pas një ndërhyrje prapa në Denis Suarezin, në thembër.

Një rregull i ri që ka filluar të zbatohet thotë se kur lojtari në pamundësinë për arritjen e topit, prek në tendinin e Akilit, do të ndëshkohet me karton të kuq.

“Ai vendim na ka lënduar sot”, ka deklaruar Ramos pas ndeshjes.

“Duhet ta shikojmë me kujdes. Mbetem me një lojtar më pak. Unë nuk mendoj se Modric e bëri me qëllim të keq, por ai ishte vonë dhe gjyqtari kishte dyshime”.

“Ai ka biseduar me pjesën tjetër të gjyqtarëve dhe ka marrë vendimin. VAR është këtu për të na ndihmuar, dhe nëse mbrojnë futbollin këto vendime janë të mirëseardhura”, ka vazhduar Ramos.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv