Blic Plus

Çka Thoshte Shefqet Krasniqi për Ikballe Berisha -Hudutin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ikballe Berisha– Huduti, ka dalur në skenën mediale përsëri ditëve të fundit. Ajo u bë e njohur për deklaratën e saj kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha-Huduti ditë më parë, e ka vajtuar vd ekjen e gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, nga forcat amerikane.

Ajo njihet tepër shumë për propagandimin e sektit shiia në Kosovë dhe përhapjen e tij përmes një organizate. Për këtë, kishte reaguar edhe imami, Shefqet Krasniqi. Ai kishte deklaruar se shteti i Kosovës është i rrezikuar nga këto sekte dhe organizata dhe sipas tij, nxisin urrejtje.

“Nuk na duhen neve iranianët dhe as ideologjia e iranianit. Sektet e tilla, sektet e shijizmit janë sherr dhe virus, fusin përçarje mes muslimanëve, urrejtje, vr asje dhe mbytje. Ua tërheki vërejtjen, duhet të jeni syçel, mos iu shkoni në shoqata dhe organizime të tyre”, kishte deklaruar Krasniqi në një emision vite më parë.

Ai kishte paralajmëruar se ky sekt, është shtrirë edhe në Kosovë dhe liderja e saj, Ikballe Berisha- Huduti, ka kontakte me ambasadën e Iranit e cila krahë për krahë, ka ndejtur dhe i ka dhënë raport Mahmud Ahmadinexhadit(ish-presidentit Iranian), për përhapjen e kësaj ideologjie në Kosovë.

Berisha -Huduti në një video në Youtube, shprehet e lumtur që sekti Shiia, po përhapet në Kosovë. Burimi Insajderi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën