Lajme

Çka ndodhi në shtëpinë e Mërgim Lushtakut ku ju vodhën gjësende me vlerë?

Shtëpia e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, ka qenë mbrëmë cak i hajdutëve. Atij i janë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

 

Ai ka bërë me dije se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me qëllim zbardhjen e tyre.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar për një vjedhje të rëndë të ndodhur në Llapnasellë, me ç’rast dyshohet që nga një shtëpi të jenë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme si dhe një armë zjarri (pistoletë) për të cilën pronari i saj ka poseduar lejen përkatëse.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me qëllim zbardhjen e tyre”, ka deklaruar Borovci.

Postime të ngjajshme
Lajme

Detaje tronditëse për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......

Lajme

Ky është personi i cili ndërroi jetë në aksidentin e sontëm