Lajme

Çka lexojnë të burgosurit në Kosovë?

Të burgosurit lexojnë libra fetar dhe psikologjik, e gjithë literatura kontrollohet nga Shërbimi Korrektues.

Çdo mëngjes vendi i parë që e viziton është biblioteka e burgut ku ai qëndron.

A.R i cili qe dy vite është i dënuar në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, kujdeset për bibliotekën e këtij institucioni.

Ai mban të dhënat e iu shërben të gjithë të burgosurve që duan të lexojnë libra.

I privuari nga liria, thotë se me anë të leximit të burgosurit gjejnë mundësinë e arratisjes e lirisë nga mendimet negative.

E lexuesi më i rregullt në bibliotekën e këtij burgu është i burgosur që nga viti 2009.

Aktualisht ai është duke lexuar një libër nga fusha e religjionit.

Për T7 ky i burgosur thotë se leximi i librave fetarë i ndihmon që t’i përballojë edhe pendimet për veprat që ka kryer.

Në bibliotekën e cila është e pasur me më shumë se një mijë libra, botimet e temat e tyre janë nga më të ndryshmet.

Agron Hamza, shef i administratës thotë se shumë libra vijnë si donacion nga shkrimtarë të ndryshëm.

Por se a kontrollohen librat paraprakisht nga institucionet, tregojnë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Veçanërisht për literaturën fetare tregohet një kujdes më i veçantë.

Librat e fesë islame në burgje për shumë kohë janë përdorur edhe për ligjërime fetare nga imamët e Bashkësisë Islame nëpër Qendra Korrektuese.

Postime të ngjajshme
Lajme

Humb jeten një pushues në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme

S’keni parë gjë akoma, java që vjen pritet të jetë përvëluese

Lajme

Ofertë në Itali: shtëpi në bregdet, çmimi vetëm 1 euro