Lajme

Çka i kishte thënë Ibrahim Rugova-Bill Clintonit pasi ia dha gurin e kristaltë

Bill Clinton do të mbetet përgjithmonë në historinë e popullit të Kosovës, për ndihmën dhe kontributin e madh të tij në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.

Në vitin 2009, kur ish-presidenti i Amerikës, erdhi në Kosovë, mbajti një fjalim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës, duke e nisur fjalimin e tij me një kujtim që kishte me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

‘Dua ta përkujtoj ish-presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kuj­toj dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugov­ës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i krista­leve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë’, kishte treguar Clinton.

Postime të ngjajshme
Lajme

E mbijetuara e masakrës së Suharekës bie viktimë e hajnave në QKUK

Lajme

KEDS njofton për punime, në këto qytete e fshatra do të ketë ndërprerje të rrymës deri në 12 orë

Lajme

Aksident i rëndë tek AKI-ja, brenda ishte gazetari i njohur i T7

Lajme

Elvis Naçi në biznesin e syzeve