Lajme

Çka fshihet prapa fotos së kongresmenit që ndihmoi në pastrim pas trazirave në Uashington?

Një kongresmen është ulur në gjunjë për të mbledhur mbeturinat që lanë pas protestuesit që sulmuan godinën e kongresit amerikan.

Anëtari i dhomës së përfaqësuesve, Andy Kim, thotë se ai ishte dëshpëruar pasi kishte parë orenditë e shkatërruara, flamujt amerikanë të shkulur, bishtat e cigareve dhe mbeturinat e tjera të lëna pas nga mbështetësit e Trump.

 

Ndaj kishte gjetur një qese plehrash, ishte ulur në gjunjë dhe po ndihmonte në pastrimin e ambienteve.

“Ishte diçka instiktive. Nuk e kisha menduar por doja vetëm të bëja diçka – tha demokrati i Nju Jerseyt.

“E ndjeja se duhet të përpiqesha të bëja diçka për të rregulluar gjithë atë rrëmujë”.

 

Kim qëndroi në zyrën e tij gjatë ngjarjeve të së mërkurës dhe shkoi në Dhomën e Përfaqësuesve vetëm pasi gjithçka ishte bërë e sigurt, për të vijuar me certifikimin e fitores së Joe Biden.

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore