Sport

City e United triumfojnë me rezultate të thella

Manchester City ka kaluar tutje në EFL (Carabao) Cup, pasi ka mposhtur 0-3 Burnleyn.Skuadra e Pep Guardiola nuk ka diskutuar në asnjë moment kualifikimin, pasi ka dominuar Burnleyn.

Raheem Sterling në minutën e 35’ kaloi në epërsi Cityn, duke shënuar për 0-1.Sulmuesi anglez u regjistrua në listën e golashënuesve edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 49’ shënoi për 0-2.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Ferran Torres, futbollisti i transferuar nga Valencia, kur në minutën e 65’, shënoi për 0-3.

Edhe Manchester United ka siguruar çerekfinalen e EFL Cup, pas fitores 0-3 në udhëtim te Brighton.Scott McTominay në fund të pjesës së parë (44′) zhbllokoi sfidën, për të kaluar ‘Djajtë e Kuq’ në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, Manchester United shënoi edhe dy herë. Ishte Juan Mata që në minutën e 73′ dyfishoi epërsinë në 0-2.Fitoren e Manchester United e vulosi Paul Pogba, duke shënuar për 0-3 në minutën e 80′.

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?