.
Lajme

Çitaku: Kam vërejtur që Kurti nuk është shoqëruar nga Shërbimi Sekret në SHBA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti i cili po qëndron tash e disa ditë në SHBA.

Teksa tregoi se është përgjegjësi që ta kesh shefin e qeverisë për një kohë të gjatë në ShBA, Çitaku foli edhe për Shërbimin Sekret të ShBA-së, i cili shoqëron krerë të vendeve të ndryshme.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA theksoi se e ka vërejtur që Shërbimi Sekret nuk e ka parë në përcjellje të kryeministrit Kurti.

“Është përgjegjësi e madhe që ta kesh kryeministrin për një kohë kaq të gjatë në vendin ku shërben. Nuk më ka ndodhur asnjëherë. Mirëpo diçka që unë kam vënë re që shërbimi sekret që rëndom i shoqëron krerët e shteteve, qeverive, nuk e kam parë në përcjellje të kryeministrit (Kurti). Ndoshta s’ka bërë kërkesë. Mua nuk më ka ndodhur”, tha ajo në Kanal 10.

Po ashtu, Çitaku përmendi ish-liderët kosovarë që derisa kanë vizituar ShBA-në, ishin nën përcjellje të Shërbimit Sekret të atij vendi.

“Ish-presidentja Jahjaga, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeministrat Haradinaj, Mustafa e Hoti kanë qenë të shoqëruar nga shërbimi sekret. Kjo ta heq një barrë të madhe në aspektin logjistik”, shtoi ajo.

Kurti është në vizitë në SHBA që prej datës 6 maj.

Related posts
Lajme

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë

Lajme

Blero këndon në dasmën e Arbër Zenelit, shpërthejnë të qeshurat

Lajme

Burri i kërkon ndihmë gruas: Hajde rrahim vëllain tim

Lajme

“Kam me pagu dikë me ta heq kokën”/ 75-vjeçari kërcënon fqinjin e tij në prezencë të Policisë në Prishtinë