Lajme

Çitaku i reagon Gërvallës pasi tha se s’duhet fajësuar BE-në për gabimet e Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për fjalën e saj sot në Forumin e Dubrovnikut lidhur me ngecjen e Kosovës drejt integrimit në BE.

Gërvalla në këtë forum, siç ka raportuar Klan Kosova ka thënë se Kosova duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe s’duhet ta fajsojë BE-në për gabimet e veta.

Çitaku pas kësaj deklarate ka rikujtuar faktin se BE vazhdon ta mbajë të izoluar Kosovën dhe ka shkruar se Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar atë që e kanë konfirmuar Komisioni dhe Parlamenti Evropian se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash.

“E nderuara Ministre, para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiëan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë poashtu se detyra e Gërvallës është që ta paraqesë Kosovën në dritën e saj më të mirë.

“Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë. Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë”, ka shkruar ajo.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet