EkonomiLajme

Cilin vend e zë Kosova me paga?

Eurostat ka publikuar statistikat lidhur me pagat e vendeve të Ballkanit.

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin – pas saj renditet Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, dhe në vendin e parë ndodhet Mali i Zi.

Ndërsa, pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj.

Mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane.

Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së. 21 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati