
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi, respektivisht Muhamet Sejdini ishin të ftuar në emisionin “Dueli Festiv” në “RTV Dukagjini”.
Të dy shefët e futbollit maqedonas dhe atij kosovar patën nga një pyetje interesante nga drejtuesit e emisionit, raporton “Zeri.info”.
Sejdini u pyet se cilin futbollist do të donte ta kishte te Maqedonia e Veriut dhe përgjigjja e tij ishte: “Vedat Muriqi”.
Ndërkaq, të njejtën pyeti e pati edhe Ademi, i cili tha: “Enis Bardhin, sepse është nga Kosova”. /