Sport

Chiellini-Allegrit: Ky nuk është ekip

Kapiteni i Juventusit Giorgio Chiellini i ka dhënë një mesazh shqetësues trajnerit Massimiliano gjatë humbjes katastrofike 1-0 ndaj Empolit të shtunën.

“Bianconerët” duhet të kalojnë pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare për të ndryshuar gjërat në “Continassa”, pasi ata kanë mbledhur vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para të Serie A 2021-22.

Leonardo Bonucci theu heshtjen pas ndeshjes duke u zotuar se do të “punojë dhe do të vijnë rezultatet pozitive” pas fillimit të dobët të sezonit të ri dhe gjatë ndeshjes kundër Empolit, kur Leonardo Mancuso shënoi golin e vetëm, Chiellini i dha një përgjigje shqetësuese Allegrit kur u pyet se çfarë nuk po shkonte mirë në fushë.

Një dialog u zhvillua në vijën anësore midis Allegrit dhe Chiellinit, kur të dy po flisnin për vështirësitë e ekipit gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Trajneri e mbuloi gojën kur foli me mbrojtësin italian dhe qendërmbrojtësi tundi kokën dhe u përgjigj: “ Ky nuk është ekip”.

Deklarata nga veterani mund ta bëjë të qartë se “Bianconerët” janë në fazën fillestare të një rindërtimi të plotë, por padyshim që pritet më shumë në ndeshjet në vazhdim.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk