.
Sport

Chelsea i ka vendosur kushte Southamptonit për futbollistin shqiptar

Armando Broja ka arritur që të realizojë dy gola nga tre ndeshjet në të cilat e ka nisur si titullar te Southampton.

Sulmuesi shqiptar nuk arriti që të shënonte vetëm ndaj Liverpulit, megjithëse ishte sulmuesi më i rrezikshëm te Southampton sa i përket atij takimi.

Megjithatë Broja duhet të përballet edhe me vështirësisë e planeve të skuadrës. Sigurisht që te Southampton i japin më shumë përparësi lojtarëve që kanë në dispozicion me kontratat afatgjate sesa huazimeve të marra.

E këtu vjen në mbrojtje kushti i Chelsea-t. Klubi londinez i ka vendosur si kusht minuta të caktuara dhe aktivizime të Brojës në mënyrë që lojtari të rritet dhe mos të qëndrojë në stol. Nëse Southampton nuk e përmbush, atëherë Armando largohet në janar. E pikërisht për këtë arsye, trajneri Hasenhutl e ka zgjedhur që nga minuta e parë Brojën në ditën e sotme kundër Brigton, pasi aktivizimet e tij nuk kanë qenë të shumta dhe rrezikon ta humbasi në janar.

Related posts
LajmeSport

Lajmi i fundit; Ish-futbollisti i Barcelonës vdes në aksident trafiku

Sport

Liga e Parë, këto janë rezultatet e plota nga xhiro e fundit

Sport

Organizohet Turniri më i madh në futboll të vogël

Sport

Gjashtë vite nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA