Sport

Chelsea dhe Villarreali marrin lajmin e mirë nga UEFA për finalen e Superkupës së Europës

Sezoni i ri i futbollit europian nis nën shenjën e “Green Pass”. 13 mijë spektatorë do të pranohen në stadiumin kombëtar të Belfastit “Windsor Park” më 11 gusht.

Impianti do të mirëpresë finalen e Superkupës së Europës mes Chelseat (fituesit të Ligës së Kampioneve) dhe Villarrealit (fituesit të Ligës së Europës).

Spektatorëve do t’u kërkohet që të tregojnë rezultatin negativ të një testi PCR, ashtu siç kërkojnë rregullat lokale në fuqi.

UEFA bëri me dije një ditë më parë se të interesuarit duhet të bëjnë aplikojnë për biletë deri më datë 2 gusht ora 16:00.

Për të ndjekur ndeshjen në stadiumin e kryeqytetit të Irlandës së Veriut, tifozët neutralë do të paguajnë çmime biletash që variojnë nga 40-120 euro.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk