Sport

Chelsea, 12 lojtarë me valixhe në duar

Kampionët e Evropës në nivel klubesh, Chelsea është rikthyer në stërvitje për të nisur sezonin e ri futbollistik 2021/22.

Blutë e Londrës pritet që këtë merkato të largojnë 12 lojtarë të “padëshiruar” për teknikun Thomas Tuchel.

Chelsea e nisi stërvitjen me grupin jo të plotë, pasi mungojnë lojtarët që ishin pjesë e kombëtareve në Euro 2020, si: Emerson, Jorginho, Ben Chilwell, Mason Mount, Reece James, Kurt Zouma, N’Golo Kante, Antonio Rudiger, Timo Werner, Kai Havertz, Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta, Mateo Kovacic, Ethan Ampadu dhe Michy Batshuayi.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, lista e largimeve te skuadra angleze përbëhet nga 12 emra: nga Malang Sarr (huazuar te Porto sezonin e kaluar) te Danny Drinkwater (huazuar te Kasimpasa), Trevoh Chalobah (huazuar te Lorient) , Jake Clarke-Salter (huazuar te Birmingham), Charly Musonda (u kthye nga dëmtimi), Ruben Loftus-Cheek (huazuar te Fulham), Matt Miazga (huazuar te Anderlecht), Lewis Baker (huazuar te Trabzonspor), Tiemoue Bakayoko (huazuar te Napoli), Baba Rahman (huazuar te PAOK), Ross Barkley (huazuar te Aston Villa) dhe Davide Zappacosta (huazuar te Genova).

Marina Granovskaia, menaxherja e përgjithshme e klubit të Chelsea-t do të duhet të gjejë sitemimin e ri për lojtarët e sipërpërmendur, si për huazim, ashtu edhe për transferimin përfundimtar.

I larguari i parë nga Chelsea ishte Olivier Giroud-i. 34-vjeçari u transferua te Milan-i në Serinë A për shifrën e rreth 3 milionë eurove. /Albanianpost.com

Postime të ngjajshme
Sport

Babai i Arbër Zenelit e mohon kategorikisht se ylli kosovar i ka këputur ligamentet

Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale