Sport

Challandes tregon se a ishte në kontakt me përfaqësuesen e Zvicrës – shkaktoi të qeshura në konferencë

Në konferencën për media, Bernard Challandes është pyetur nga gazetarët se a ka të vërtetë se është kontaktuar nga Zvicra.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës e ka kthyer me shaka se ai ishte në listë me emra të njohur.

“Isha në listë me Joachim Loë, Donadonin, Fisher, Arsene Wenger, trajnerë të dëshmuar, po kam qenë në atë listë dhe për mua ka qenë nderë”, ka thënë Challandes duke qeshur.

“E them prapë se isha në listë, por unë jam trajner i Kosovës me kontratë, që prej tre vitesh dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës”.

“Natyrisht se unë jam i fokusuar te Kosova dhe do të kërkojmë më shumë nga lojtarët, të ndryshojë mënyrën time si trajner. Nuk ka ndonjë mrekulli, të thuhet se tani do e ndryshojmë mentalitetin, por duhet të luftojmë më shumë. Tani kjo stërvitje sonte duhet të qartësojmë gjërat. Nga nesër për shembull, do të jem i qartë me skuadrën”.

“Nuk jam shumë i ri tani, por mua më pëlqen kjo skuadër, më pëlqejnë këta lojtarë, ndoshta është koha që të ndryshojë edhe mentalitetin tim, por kjo nuk nënkupton se nuk ishim të mirë, pasi kishim sukses”, ka shtuar më tej ai.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane