Sport

Challandes tregon pse nuk i ftoi Zhegrovën dhe Berishën për ndeshjet miqësore

Kosova do të luajë me San Marinon nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 4 qershor do të përballet me Maltën në Austri.

Selektori Bernard Challandes në konferencën para ndeshjes me San Marinon, ka zbuluar pse nuk e ka ftuar Edon Zhegrovën dhe Bernard Berishën për këto dy ndeshje miqësore, shkruan Gazeta Olle.

Challandes thotë se i ftoi lojtarët që ishin më në formë në pozitat e caktuara, kështu që nuk kishte vend për këta dy futbollistë.

“Puna ime si trajner është që të zgjedh lojtarët më të përshtatshëm. Unë i kam zgjedh katër sulmues anësorë, në secilën pozitë nga dy lojtarë Rashica, Kastrati, Bytyqi dhe Zeneli. Edon Zhegrova nuk është në këtë listë për këtë arsye. Gjithashtu, e njëjta arsye është edhe për Bernard Berishën”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.

Kjo zgjedhje u pa si e papritur nga përzgjedhësi i Kosovës, pasi të futbollistët janë pothuajshe gjithmonë në listën e të ftuarve.

Postime të ngjajshme
Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u

Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve